Tahiri ka nji kërkesë për BE’në

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka vlerësue se procesi i dialogut me Serbinë nuk mundet me zgjatë pafundësisht.

Ajo ka kallxue se Kosova ka kërkue nga Bashkimi Europian të mendojë për afatizimin e këtij procesi.

Tahiri ka vlerësue se nji ridizajnim i dialogut asht i domosdoshëm.

Ajo ka thanë për “Epoka e re” se nëse në t’ardhmen ka me pasë ndryshim të dialogut, atëherë, simbas saj, kishte me qenë mirë që shtetet të përfaqësohen në këtë proces në mënyrë të plotë, në krejt nivelet.

Në këtë kontekst, ministrja Tahiri ka thanë se, Kosova mund të krijojë nji ekip uniteti me nivelin ma të naltë, siç ka qenë ai i Vjenës.