Tahiri kallxon se a ka me u bisedue për Asociacionin në Bruksel

Nëpërmjet nji njoftimi nga Ministria për Dialog, thuhet se në këtë raund të bisedimeve në Bruksel që mbahet nesër dhe mbasnesër, nuk ka me u bisedue për Asociacionin. Në njoftim thuhet se “lansimet e palës tjetër për asociacionin janë të pasakta”.

Nesër, në Bruksel fillojnë bisedimet trepalëshe në kuadër të dialogut të Brukselit. Në këto bisedime që kanë me zgjatë dy ditë, në agjendë kanë me qenë çashtjet e drejtësisë dhe kodit shtetnor telefonik për Kosovën. Në këto takime, të dyja shtetet kanë me raportue për progresin e arritun në përmbushjen e obligimeve për zbatimin e këtyne dy marrëveshjeve.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, njiherit kryenegociatore e Kosovës në dialogun e Brukselit ka arritë në Bruksel, ku sot ka me zhvillue takime me përfaqësues të Bashkimit Europian me qëllim që me u ba nji vlerësim për rrjedhat dhe rezultatet e dialogut gjatë këtij viti, i cili po i afrohet fundit, si dhe për përcaktimin e dinamikave për përmbylljen e procesit zbatues për marrëveshjen për drejtësinë dhe për kodin telefonik shtetnor, për të cilën tashma asht përcaktue se me 15 Dhetor 2016 Kosova ka me marrë kodin e vet telefonik nga ITU, thuhet në njoftim.

“Në këtë raund të bisedimeve nuk ka me u bisedue për çashtjen e Asociacionit dhe për këtë çashtje nuk asht bisedue as në raundet e kalueme ashtu siç ju kemi njoftue”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Tahirit.