Tahiri kallxon se Marrëveshja u jep fund tabelave ‘proba’

Ministrja për Dialog me Serbinë, Edita Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka deklarue se marrëveshja për tabelat e automjeteve me Serbinë i jep fund përdorimit të tabelave “proba” dhe futë në fuqi reciprocitetin.

“Kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave Proba, që Serbia kishte përdor njianshëm ndaj kerreve të Republikës së Kosovës”, ka theksue Tahiri.

Simbas Tahirit, reciprociteti në tabela të automjeteve ka me u aplikue për veturat e të dy shteteve simbas modelit Maqedoni – Greqi”.

Tahiri ka deklarue se kjo marrëveshje po ashtu u jep fund tabelave ilegale dhe lehtëson qarkullimin mes dy vendeve.