Tahiri: Kosova në Bruksel ka me kerkue prej Serbie damshpërblim për luftën e fundit

Kryenegociatorja nga Prishtina për dialogun teknik Prishtinë-Beograd, Edita Tahiri mendon se procedura e zgjedhjeve në Serbi ka me shtye procesin e dialogut.
Tahiri përmes linjës telefonike i tha KosovaPress’it se dialogu i Brukselit dhe angazhimi i dyja shteteve në dialog, në raund të parë, zgjidhet me perspektivën europiane të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha se Serbia edhe ma tej ka paqartësi në politikën e jashtme, sepse ata ende janë në mes të Moskës dhe Brukselit.
“Na kemi ba publike listën e temave për të cilat jemi të interesuem. E para asht demarkacioni i kufinit ndërshtetnor mes dy shteteve; e dyta asht zhbamja e tana strukturave paralele serbe në Kosovë që asht kusht themelor për themelimin e Asociacionit…; Mandej  kemi çashtjet e reparacioneve të luftës si çashtja e të pagjetunve, kthimi i fondit pensional për gjithë pensionistat që nga koha e ish Jugosllavisë të cilët i kanë gëzu këto pensione por për fat të keq Serbia i ka uzurpu këto fonde pensionale; depozitat bankare; damshpërblimet për luftën që asht ba në Kosovë nga Serbia në të gjitha aspektet, qoftë dame njerëzore, qoftë materiale, kulturore, fetare, etj; mandej vjen faza e ndamjes së pasunisë simbas parimit ndërkombëtar të suksesionit; si dhe finalizimi i procesit asht me njohje reciproke mes dyja shteteve”, tha Tahiri.