Tahiri: Marrëveshja për targat, ashtu qysh kam thanë

Megjithëse ka pasë deklarata kundërthanëse nga palët në dialog, rreth arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, ministrja për Dialog Edita Tahiri, thotë se deklaratat e saj rreth arritjes së marrëveshjes së tabelave të kerreve që hyjnë në Serbi dhe anasjelltas janë të sakta.

Në nji intervistë për KosovaPress Tahiri ka pohue se tashma ka me pasë reciprocitet mes dy shteteve, sa i përket përdorimit të targave të kerreve dhe se tabelat prova tashma janë heqë. Simbas Tahirit, kjo marrëveshje ka me hy në fuqi nga 15 Nandori i këtij viti.

“Heqja e tabelave prova fillon me 15 Nandor të këtij viti. Që nga 15 Nandori qytetarët tanë nuk kanë me u ballafaque me tabela prova, por ka me fillue reciprociteti me letra ngjitëse për të dyja palët, për të dy shtete. E para çashtje që asht zgjidhë, asht çashtja e heqjes së tabelave prova, që janë aplikue njianshëm nga Serbia, ndaj kerreve të Kosovës, me targa RKS. Dhe tash asht arritë reciprociteti mes dy shteteve dhe se ajo çfarë vlen për kerret e nji shteti,ka me vle dhe për tabelat e kerreve të shtetit tjetër. Kjo asht arritë javën e kalueme dhe unë e kam ba publike marrëveshjen. Sepse e kam pasë parasysh që qytetarët e Kosovës, kanë qenë të nervozuem dhe frustruem me këto tabelat prova dhe kam dashtë që ta jap lajmin menjiherë. Ndërkohë që pala serbe, nuk ka qenë e gatshme ta jap menjiherë. Dhe mandej BE bani nji lloj balanci. Mirëpo, unë dhe javën e kalueme iu kallxova që marrëveshja asht arritë dhe keni me vërtetue se asht arritë”, thotë Tahiri.

Pjesa e dytë e marrëveshjes, simbas Tahirit ka të bajë me heqjen e tabelave ilegale, që qarkullojnë ende në veri të Kosovës, të cilat duhet të hiqen nga qarkullimi për 12 muej, marrëveshje kjo e cila ka me fillue të zbatohet nga Kallnori i vitit që vjen.