Tahiri: Me 10 Kallnor krijohet sistemi unik i drejtësisë në pjesën veriore

Zyra e ministres për Dialog, Edita Tahiri, njofton se në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian u arrit dakordimi për finalizimin e zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi me datën 10 Kallnor 2017.

Bisedimet në Bruksel për këtë çashtje zgjaten dy ditë dhe para pak çastesh u arrit marrëveshja për obligimet zbatuese dhe dinamikat e zbatimit të kësaj marrëveshje .

Me këtë rast, ministrja për Dialog, njiherit kryenegociatore, Edita Tahiri, deklaroi se dakordimi i arritun sot në Bruksel për finalizimin e zbatimit të marrëveshjes për drejtësinë ka randësi të madhe për Kosovën, sepse kjo marrëveshje mundëson shtrirmen e sovranitetit shtetnor në veri të vendit në fushën e drejtësisë.

“Kjo Marrëveshje asht e randësishme për shtetin dhe qytetarët e saj, sepse institucionet shtetnore të drejtësisë me 10 Kallnor 2017, kanë me fillue funksionimin tashma në tanë territorin e shtetit tonë si dhe ma në fund qytetarët kanë me mujt me kërkue drejtësi nga institucionet shtetnore të Kosovës”, ka thanë Tahiri.

Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për drejtësi mundëson krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, që po ndodh mbas shumë vjetesh dhe këtë e mundësoi dialogu i Brukselit përkatësisht marrëveshja e Brukselit për drejtësi.

Simbas marrëveshjes për drejtësi ka me u vendos nji gjykatë themelore dhe nji zyrë prokuroriale në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen shtatë komuna ashtu siç përcaktohet me Ligjin për Gjykatat e Republikës së Kosovës. Ligji për Gjykatat i Republikës së Kosovës /Nr. 03/L-199 neni 2.7, përcakton se Gjykata Themelore e Mitrovicës me seli në Mitrovicë themelohet për territorin e Komunës së Mitrovicës Jug dhe Mitrovicës Veri, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit, Skenderajt dhe Vushtrrisë. Simbas këtij ligji në Kosovë egzistojnë gjithsejtë shtatë gjykata themelore.

“Kjo marrëveshje shuen strukturat paralele në sistemin gjyqësor që kanë veprue në veri të vendit në mënyrë ilegale. Simbas marrëveshjes për finalizimin e zbatimit me 9 Dhetor 2016 Serbia ka me i shfuqizue kontratat e punës dhe ka me i ndal pagat për gjyqtarët dhe prokurorët serbë, të cilët kanë me u integrue në sistemin gjyqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Serbia obligohet që me njoftue me shkrim BE’n, ma së voni deri më 9 Dhetor 2016, se ka realizue këto obligime zbatuese. Integrimi i tyne në sistemin e Kosovës ka me u ba më 10 Kallnor 2017.