Tahiri, megjithatë n’Bruksel, për bisedime me Serbinë: Qe çka ka me kërkue atje

Ministrja për dialog Edita Tahiri, ka udhëtue sot për Bruksel për me marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve të thirrun nga Bashkimi Europian, ka ba me dije zyra e saj për informim.

Bahet me dije se qëllimi i këtij takimi ka me qenë zhbllokimi i procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arrituna më 25 Gusht 2015, të cilat janë bllokue nga ana e Serbisë tash nji vit. Ky takim vjen si rezultat i rritjes së angazhimeve të BE’s për zhbllokimin e proceseve zbatuese në dialogun e Brukselit.

“Nesër në orët e mëngjesit, ministrja Tahiri ka me zhvillue takim me drejtoreshën për çashtjet e Europës Juglindore të Shërbimit të Jashtëm të BE’s, Angelina Eichhorst, ku ka me kërkue që Serbia të heqë bllokadat dhe zbatojë marrëveshjet për çashtjen e kodit telefonik shtetnor për Kosovën, pamvarësimin e KOSTT’it dhe largimin e barrikadës nga ura e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin për media.

Aty thuhet se ministrja Tahiri ka me ritheksue qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se mos zbatimi i këtyne marrëveshjeve nga ana e Serbisë, flet qartazi për shkeljet serioze që pala serbe ja banë marrëveshjeve të Brukselit të nënshkrueme nga Kryeministrat e dyja shteteve dhe Përfaqësuesja e Naltë e BE’s, Federica Mogherini.