Tahiri: Ndërtimi i pikë-kalimeve me Serbinë afër fundit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka deklarue se Kosova po banë pregaditjet finale për ndërtimin e pikë-kalimeve të përhershme kufitare me shtetin fqi Serbinë, në bazë të marrëveshjes së Brukselit.

Ministrja Tahiri këto komente i bani gjatë nji vizite studimore për IBM’në në Kroaci, ku ishte e shoqnueme me përfaqësuesit e policisë dhe doganës, BE’s dhe UNOPS.

Ajo shtoi se ndërtimi i këtyne pikë kalimeve të përhershme kufitare ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Serbisë ofron mundësinë e nji kontrolli ma të mirë kufitar, si dhe avancimin dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave sipas parimeve të IBM-it.