Tahiri: Nesër nisin punimet për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër

Edita Tahiri, Ministre për Dialog, ka thanë se ura mbi lumin Ibër ka me u lirue për qarkullim. Ajo ka përmendë datën 14 Gusht. Zyrtarja e Qeverisë së Kosovës ka thanë se për zbatimin e marrëveshjes përgjegjëse asht Zyra e BE’s në Kosovë.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka paralajmërue se të Diellën fillojnë punimet për heqjen e barrikadës dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Tahiri ka ba të ditun se punimet për këtë qëllim kanë me u realizue nga nji kompani e kontraktueme nga ana e Bashkimit Europian.

Simbas nji komunikate të Ministrisë për Dialog, Ministrja ka thanë se plani për rivitalizimin e urës, i përcaktuem me Marrëveshjen e Brukselit për këtë çashtje i datës 25 Gusht 2015, ka me u jetësue me përpikëni, dhe ura e Ibrit ka me mundësue lëvizjen e plotë të lirë të njerëzve dhe automjeteve, ashtu siç ka qenë gjithnji.

“Ura e Mitrovicës po lirohet mbas 16 vjetësh që nga përfundimi i luftës dhe se Qeveria e Kosovës vlerëson naltë angazhimin e Bashkimit Europian për zbatimin e kësaj marrëveshje, e cila ka me lehtësue jetën e qytetarëve në atë pjesë të vendit tue kontribue në normalizimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes qytetarëve dhe gjithë komuniteteve”, thuhet në deklaratë.