Tahiri, pjesë e programit për tolerancë në Berlin

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, mori pjesë në shënimin e 25- vjetorit të “Programit për tolerancë” të themelueme nga Fondacioni gjerman Friedrich Neuman dhe organizata amerikano-hebreje American Jeëish Committee në Belin.

Në Seminarin që ju kushtue këtij përvjetori, me temën “Përballja me fanatizmin dhe intolerancën përballë populizmit në rritje”, Ministrja Edita Tahiri mbajti nji fjalim së bashku me kolegët e saj nga Programi për Tolerancë, Cristian David, ish-ministër i Mbrendshëm i Rumanisë, Roman Jakic, ish-ministër i Mbrojtjes i Sllovenisë dhe Tinatin Khidasheli, ish-ministre e Mbrojtjes e Gjeorgjisë.

Tahiri theksoi se promovimi i tolerancës asht nji nga misionet ma të randësishme në kohën kur vlerat e demokracisë liberale janë tue u sfidue seriozisht madje edhe vet rendi liberal demokratik në botë asht në rrezik.