Tahiri, protestuesve: Drejtësia për Aulonin ka me shkue në vend!

Mbas pritjes që ju bani në zyren e tij, disa prej përfaqësuesve të protestestuesve të cilët po kërkojnë drejtësi pë 16 vjeçarin e vramë para disa ditësh, Aulon Zekën, Ministri i ri i Drejtësisë foli para turmës lidhun me këtë rast.

Ministri Tahiri tha se policia dhe prokurorët po e kryejnë punën e vet, dhe se ata që e kanë kry këtë vepër kanë me marrë denimin e merituem.

“Ju shpreh ngushëllime, më vjen shumë mirë për vetëdijen e lartë që keni treguar dhe që po kërkoni drejtësi për bashkëmoshatarin tuaj. Jam në kontakt të vazhdueshëm me policinë dhe Prokurorinë dhe në një të ardhme të shpejtë do të kryhen procedurat dhe ata që e kanë bërë këtë krim do të marrin dënimin e merituar. Drejtësia për Aulonin do të shkoj në vend”, ka thanë Tahiri tue kërkue nga nxanësit me lirue rrugën.

Protuesuesit thanë se kanë me lirue rrugën mirëpo kanë deklarue se nëse nuk ndodh kjo që po thotë ministri kanë me dalë persëri në rrugë.

16 vjeçari Aulon Zeka, u gjet i vramë në kryeqytet para 4 ditësh.

Ai u qëllue me katër plumba në rrugën ‘’Gjon Sereqi’’, në Prishtinë.