Tahiri qartëson: Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas kanë me qenë ndërkombëtare

Në Bruksel kanë përfundue bisedimet dy ditëshe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilat u përcaktuen obligimet finale të palëve për zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik shtetnor të Republikës së Kosovës.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila njiherit asht kryenegociatore në dialogun e Brukselit së bashku me delegacionin e ekspertëve të ARKEP’it dhe Telekomit të Kosovës, kanë mbrojtë qëndrimin që obligimet e palëve të jenë në pajtim me marrëveshjen e vitit 2013 për kodin telefonik, planin aksional dhe konkluzionet e dakordueme më 13 Shtator 2016, të zbatohen në mënyrë të përpikët dhe në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet në këto marrëveshje, thuhet në njoftimin për media.

Ministrja Tahiri, mbas përfundimit të bisedimeve deklaroi se tashma çdo gja asht përcaktue në detaje për sa i takon obligimeve zbatuese të palëve dhe se Kosova ka me u ba me kod telefonik shtetnor më 15 Dhetor 2016, të cilin ka me ja dhanë ITU.

Ajo shtoi se, me këtë marrëveshje, Kosova fiton sovranitetin shtetnor në fushën e telekomunikacionit, sepse kodi telefonik e përcakton sovranitetin e saj ndërkombëtar dhe njohjen në botë përmes kodit të saj telefonik.

Po ashtu, simbas Tahirit, kjo Marrëveshje hap rrugën e anëtarësimit të Kosovës në ITU dhe më këtë marrëveshje po bahet njohja ndërkombëtare e Kosovës në fushën e telekomunikacionit.

Ajo po ashtu tha se, simbas marrëveshjes së Brukselit, Serbia obligohet m’i dërgue nji letër ITU’s më 3 Dhetor 2016, me të cilën shpreh zotimin se nuk ka me pengue në asnji mënyrë që ITU me ja nda kodin telefonik shtetnor Kosovës.

Ministrja Tahiri, po ashtu shtoi se, Kosova ka me i pasë tana të drejtat shtetnore që me administrue me kodin e vet telefonik sikur krejt shtetet tjera dhe se në Kosovë ka me pasë vetëm nji kod 383 dhe krejt kodet e hueja që janë përdorë 381, 377, 386 kanë me kalue në kodin e shtetit të Kosovës. Kanë me u shuejt të gjithë operatorët ilegalë të telefonisë mobile dhe fikse të Serbisë në Kosovë, për herë të parë mbas përfundimit të luftës në Kosovë më 1999.

Thirrjet nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas kanë me qenë thirrje ndërkombëtare.