Tahiri: Qeveria serbe po rishfaq rrezikshëm projektin e saj hegjemonist për ‘Serbinë e madhe’

Ministrja për Dialog, Edia Tahiri, ka vlerësue se pretendimet e Serbisë për nji dialog të përgjithshëm ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar, për me arritë nji paqe mes tyne, janë fallse.

Në këtë intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka ba me dije se në këtë mënyrë Qeveria serbe po rishfaq rrezikshëm projektin e saj hegjemonist për Serbinë e madhe.

Simbas saj, Qeverisë serbe nuk i interesojnë raportet e mira në mes dy kombeve.

Ajo ka deklarue se njohja e pamvarësisë së Kosovës nga Serbia asht kushti themelor për me arritë nji kapitull të marrëdhanieve paqësore në mes të shqiptarëve dhe serbëve.