Tahiri reagon ndaj Dacic: Mos manipulo, zbatoni marrëveshjet që i keni nenshkrue!

Ministrja për dialog, Edita Tahiri ka reague mbas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, i cili akuzoi atë lidhun me disa ultimatume lidhun me bisedimet e temave për gjenocid, dame të luftës, demarkacionin si dhe njohjen e Kosovës.

Tahiri, në nji prononcim për Indeksonline, ka deklarue se Serbia nuk mundet me ndryshue të kaluemen e vet gjenocidëbamëse, mirëpo mundet me ndryshue të ardhmen e vet tue u transformue në nji vend europian.
“Historia nuk mundet me ndryshue por e ardhmja mundet edhe këtë Serbia mundet me ba, por për këtë i duhen lider vizionar proeuropian dhe properëndimor”, asht shpreh ajo.