Tahiri: Serbia detyrimisht ka me lirue Nehat Thaçin

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklarue se Serbia detyrimisht ka me lirue drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Nehat Thaçin, të arrestuem ditë ma parë nën dyshimet për “Terrorizëm”.

Këto komente Tahiri i ka ba gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, tue shtue se Serbia po i shkel konventat ndërkombëtare tue tentue që ta shtrijë juridiksionin edhe në Kosovë. “Juridiksioni i Serbisë asht i vlefshëm vetëm mbrenda kufijve të saj, prandaj detyrimisht ka me lirue Nehat Thaçin”, ka shtue Tahiri.

Megjithatë, simbas saj, nëse shteti fqij ka me vazhdue me krye arrestime të ngjashme, atëherë në mënyrë reciproke ka me ju përgjigjë edhe pala kosovare.