Tahiri: Serbia po kërkon pajtim pa kërkim-falje

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, tha sot se dyshon në seriozitetin e inciativës së Presidentit të Serbisë për nji dialog të mbrendshëm serb për Kosovën.

Në ditët kur iniciativa e Aleksandar Vucic asht ba temë kryesore e politikës serbe, Tahiri tha për KALLXO.com se ka pasë mangësi që në fillim të rrugës.

“Ajo që po shoh unë nga ky debat i deritashëm, as Presidenti i Serbisë, as Ministri i Jashtëm e faktorë të tjerë qeveritarë nuk po e përmendin luftën, gjenocidin e kërkim-faljen”, tha Tahiri e cila që nga viti 2011 e drejton delegacionin e Kosovës në bisedimet teknike për normalizimin e marrëdhanieve Kosovë- Serbi të ndërmjetësueme nga Bashkimi Europian.

Simbas Tahirit, kjo ide e cila për të ma shumë asht përpjekje e Serbisë për me krijue nji imazh të ri në botë, por bahet në kohën kur shteti fqinj verior i Kosovës ka paralajmërue se ka me pranue furnizime me armatim nga aleati i saj kryesor politik, Rusia.