Tahiri: Serbia s’po i hap arkivat ushtarake për të pagjetunit!

editabruksel

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thanë se Serbia nuk po tregohet e gatshme me i hapë arkivat ushtarake se ku ndodhen personat e pagjetun nga Kosova, mbasi që, siç thotë ajo, kanë qenë forcat ushtarake serbe ato që kanë ba gjenocid në luftën e fundit.

Këto komente ministrja Tahiri i ka ba gjatë nji interviste për gazetën Zëri, tue shtue se pala serbe asnjiherë nuk asht tregue e gatshme me dhanë informacione të plota për fatin e të zhdukunve nga Kosova.

Gjatë kësaj interviste ajo ka folë edhe për arrestimin e togerit Nehat Thaçi, tue thanë se nuk mundet me u kushtëzue vazhdimi i dialogut me lirimin e këtij të fundit, mbasi që, si thotë ajo, në këtë menyrë kushtëzohet edhe e ardhmja europiane e vendit.