Tahiri: S’ka Asociacion pa zhbamjen e strukturave paralele serbe

Nuk do të fillohet asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion e komunave me shumicë serbe pa zhbërjen e strukturave paralele, pa e marrë Kosova kodin telefonik shtetëror dhe pa u pavarësuar sistemi i transmisionit energjetik”.

Kështu tha ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, në nji intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Tahiri theksoi se Asociacioni nuk mundet me u themelue njianshëm, qysh tha ajo – në Bruksel ka me u formue grupi punues trepalësh për zhbamjen e tana strukturave paralele të Serbisë, në Kosovë.