Tahiri: S’ka Asociacion të Komunave Serbe pa u plotësue disa kushte

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri thotë për KALLXO.com se nuk ka vend për Asociacionin derisa Serbia t’i plotësojë disa kushte.

“Nuk kemi ma çka të bisedojmë rreth Asociacionit në Bruksel, sepse marrëveshje asht arritë, por na ende nuk e kemi fillue zbatimin, përkatësisht nuk kemi fillue me hartimin e statutit, për shkak se i kemi dhanë disa kushte, kemi thanë që përderisa Serbia i ka blloku kodin telefonik edhe KOSTT’in që të veprojnë si të pamvarun në bazë të marrëveshjeve që janë arritë në Bruksel,” kallxon ajo.

Në Bruksel më 15 Gusht u zhvilluen bisedime, në të cilat pala kosovare njoftoi se ka me bisedue për kodin telefonik të Kosovës, e shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric u tha medieve serbe se bisedimet kanë pasë me u zhvillue për themelimin e Asociacionit dhe funksionimin pa pengesa të Telekomit të Serbisë në Kosovë.

Edita Tahiri nji ditë ma vonë tha për KALLXO.com se nuk asht bisedue hiq për Asociacionin. Edhe Maja Kociancic, zadhënësja e përfaqësueses së naltë të BE’s Federica Mogherini konfirmoi se asht bisedue për telekomunikacionin.