Tahiri: Thaçi duhet me i drejtue bisedimet me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, asht njeriu që e ka nisë dialogun me Serbinë, ai e vazhdoi atë edhe tue mos qenë Kryeministër, si njani prej bartësve kryesorë në krye të bisedimëve për normalizim e marrëdhaniëve mes dy shtetëve që nga viti 2013.

E pikërisht tue u bazue në suksesin, vizionin dhe përvojën e tij, pjesëmarrja e President Thaçit në bisedimet me Serbinë asht shumë e randësishme. Kështu thotë në nji intervistë për Televizionin Rrokum, Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ministrja pret që dialogu teknik në Bruksel me vazhdue në javën e tretë të Majit e aty me u folë për dy çashtje kryesore për Kosovën.

E sa i përket Kodi Telefonik të Kosovës, simbas Tahirit asht Serbia ajo që po e vonon këtë proces.
Ministrja thekson për Rrokum, se vendi jonë i ka krye të gjitha obligimet dhe asht Bashkimi Europian ai që duhet me detyrue Serbinë me zbatue këtë Marrëveshje. Tahiri thotë se edhe Austria e ka krye obligimin, tue aplikue pranë ITU’s në emen të Kosovës, që ITU me ia nda vendit tonë kodin telefonik.

Por Kosova ende mbetet pa datë të saktë sa i përket marrjes së kodit telefonik, ani pse ky proces, simbas Tahirit pamvaresisht vonesave, nji ditë ka me ndodhë.

E pyetun nga Televizioni Rrokum, se a duhej të ishte kodi telefonik prioritet absolut për Qeverinë e nji vendi të varfën si Kosova, Tahiri tha se kjo çashtje asht primare në dialogun e Brukselit, e madje vendi jonë ia ka vu’ kusht Serbisë këtë.

Ndërkaq, sot gjatë ditës, Ministrja e Dialogut ka pritë në nji takim të veçantë ish-Shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Faith.