Tajfuni godet Kinën, 12 të vdekun

Nji stuhi e fuqishme ka depërtue në jug të Kinës, tue lanë 12 të vdekun dhe qinda persona të plagosun.

Tajfuni Hato goditi pranë qytetit Zhuhai në provincën Guangdong, tue sjellë me vete erna të forta dhe shira.

Hong Kongu dha sinjalin e paralajmërimit të tajfunit në 10, nivelin ma të naltë.

Stuhia shkaktoi përmbytje të shkallës së gjanë dhe solli sumë shkatërrime.

Mediat shtetnore kineze thanë se rreth 27,000 persona në kontinent u evakuuen.