Tajfuni godet Korenë e Jugut, të paktën pesë të vdekun!

Të paktën pesë persona kanë mbet të vdekun mbas ernave të forta dhe shiut të rrufeshëm në Korenë e Jugut.

Qytetet jugore si Busan, Ulsan dhe ishulli turistik i Jeju janë të godituna më randë.

Transporti, shkollat , fabrikat dhe portet kryesore janë mbyll mbas gjendjes emergjente.

Pamjet tregojnë përmbytjet në rrugët e qytetit, shkruen BBC.

Agjencitë e meteorologjisë kanë paralajmërue Japoninë, mbasi tajfuni tash asht në drejtim të saj, përderisa lidhun me këtë janë anulue nji varg fluturimesh.

Pesë persona janë raportue të zhdukun në prag të stuhisë, perfshi edhe nji person nga ekipet  e shpëtimit.