Tajfuni paralizon Hong Kongun, gati me goditë edhe Kinën!

Hong Kongu po përballet me nji nga emergjencat ma të mëdha natyrore.

Mbas ishujve Filipine, tashma tajfuni “Nida” asht drejtue drejt Hong Kongut, e më pas edhe në drejtim të jugut të Kinës.

Të paktën 200 fluturime janë anulue nga tajfuni, i cili ka shkaktue erna me shpejtësi deri në 150 km n’orë.

Përveç aeroporteve, në vend janë mbyll edhe shkollat.

Mesimi asht ndërpre, po ashtu edhe shumë biznise e institucione punojnë me orare të kufizueme, ndërsa autoritetet kanë kërkue lëvizje sa më të pakta derisa tajfuni të ngadalësohet.

Meteorologët kanë parashikue shira të nji dendësie të naltë, të shoqnueme me vetima dhe erna të fuqishme.

Niveli i alarmit në vend asht në pikën 8 dhe ka ngjyrë portokalli.

Por nëse tajfuni vijon për ma shumë ditë, ai ka me arritë nivelin ma të naltë, pikërisht 10.

Kjo do të shënonte herën e parë të nji emergjence kaq të naltë natyrore, mbas tajfunit “Vincente” që përfshiu vendin në Korrik të vitit 2012.

Ndërkaq, ishujt Filipine që u goditën nga tajfuni “Nida” në fundjavë, i njohun ndryshe edhe si stuhia tropikale “Carina”, po vuejnë pasojat e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dhenave.

Agjencitë e ndihmave po transportojnë ushqime dhe ndihma për krejt banorët e bllokuem nga moti i keq.