Tajlandë, 27 të vdekun mbas përmbytjeve të fuqishme

Rreth 27 persona kanë vdek dhe pothuejse 1 milion të tjerë janë prek si pasojë e përmbytjeve në Tajlandë, të shkaktueme nga reshjet e vazhdueshme të shiut, që prej 5 Korrikut, njoftuen sot zyrtarët.

“Si pasojë e përmbytjeve kanë vdek 27 persona “, raportoi Departamenti për Parandalimin dhe Letësimin e Fatkeqësive.

“Përmbytjet e shumta kanë godit 10 provinca, kryesisht të vendosuna në verilindje të Tajlandës tue shkaktue nji humbje financiare prej 300 milionë dollarësh” , thotë Ministria e Mbrendshme Tajlandeze.

Gjatë përmbytjeve janë damtue ma shumë se 2 300 kilometra katrorë të fushave të orizit.

Tajlanda asht eksportuesi i dytë ma i madh në botë i orizit mbas Indisë.