Takim historik mes Papa Françesku dhe imamit të xhamisë sunite

Papa Françesku priti sot në Vatikan, Sheikh Ahmed el-Tajiba, imam i xhamisë sunit dhe shefi i Universitetit Al-Azhar në Kajro.

Kjo asht ardhjen e parë e nji udhëheqësi sunit në Vatikan mbas shumë viteve agresioni, po ashtu dëshmon përmirësimin gradual të marrëdhanieve mes dy besimeve.

Mbas mbërritjes, Sheikh Ahmed el-Tajiba në Pallatin Apostolik, Papa tha s ky asht takim i nji randësie të madhe në përmirësim të marrëdhanieve.

“Ky takim asht nji mesazh”, tha Papa Françesko, raporton AP.

Ata folën privatisht 25 minuta në bibliotekën private të Papës, ndërsa në fund të vizitës u përqafuen në mënyrë simbolike.

El-Tajib dhe delegacioni i tij diskutuen edhe me kardinalin që asht në krye të dialogut ndërfetar.

Kjo asht hera e parë që nji udhëheqës sunit vizitoi Vatikanin.

Takimi u zhvillue mbasi xhamia Al-Azhar, nji institucion prestigjioz për studime të teologjisë sunnite dhe ligjit të Sheriatit, pezulluen për 5 vjet bisedimet me Vatikanin si shejë proteste ndaj komenteve që kishte ba Papa Benedikti mbi këtë institucion.

Benedikti kishte kërkue mbrojtje ma të madhe të krishteneve koptik në Egjipt, mbas shpërthimit të nji kishe të krishterë në Aleksandri që vrau 21 persona.

Që atëherë, sulmet islamike mbi të krishtenet janë ma të shpeshta, por me ardhjen e Papës së ri në Vatikna dhe të El-Tajiba në Al-Azhar, ka fillue nji rivendosje e lidhjeve mes delegacionit të Vatikanit dhe Kajros.

Pas vizitës në Vatikan, El-Tajib ka me udhetue në Paris për me hap konferencën katoliko-myslimane, për marrëdhaniet midis Lindjes dhe Perendimit.