Takim i ftoftë mes Obama e Putin

Presidenti amerikan në largim, Barack Obama dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë bisedue shkurt në margjinat e samitit aziatiko-paqësor që mbahet në Peru.

Simbas fjalëve të zadhanësit të Kremlinit, Dmitrij Peskov, të dy presidentet shkurt janë përshëndetë dhe i kanë shkëmbye disa fjalë.

Samiti për ekonomi dhe bashkëpunim në Lima asht i fundit për Barack Obaman si presidenti i SHBA’ve.