Takim urgjent i Kadri Veselit dhe Isa Mustafës, a ka me u shty seanca?

Pika e rendit të ditës sa i përket ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi, e cila pritej të dilte sot në Kuvend për votim përfundimisht pritet të shtyhet.

Simbas burimeve të Zeri.info, shkaktar asht Lista Serbe. Mbas nji udhëtimi që kjo listë ka ba në Beograd, simbas informatave që zeri.info ka marrë nuk ka me votue për ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mbas listës serbe, ratifikimi i Demarkacionit asht i pamundun. Rrjedhimisht, kjo ka ba që dy liderët e koalicionit qeverisës të thirrin nji takim urgjent para seancës së Kuvendit, e cila pritet të filloj në orën 11:30.

Liderët e koalicionit në këtë diskutim pritet të flasin rreth opcioneve që kanë përpara në këto momente. E ma i logjikshmi asht shtymja e kësaj pike të rendit të ditës për nji ditë tjetër.