Takim urgjent i krenave të BE’s, qe kercenimet qe vijnë nga Berlini

Liderat e idhnuem europianë thanë sot se Britania duhet me nisë në mënyrë “urgjente” procesin e largimit nga BE, gjatë takimit të tyne të sotëm, pamvarësisht se David Cameron kambënguli se qeveria ka me pritë deri në Tetor.

Të mbledhun për me shpëtue projektin e Bashkimit Europian në nji takim urgjent në Berlin, ministrat e jashtëm të gjashtë vendeve themeluese e shtuen trysninë ndaj qeverisë britanike për me nis menjiherë bisedimet për procesin kompleks të ndamjes direkte.

Ata diskutuen gjithashtu lidhun me planet për me luftue përhapjen e efekteve të votimit historik të Brexitit anembanë Europës nga friga se largimi i Britanisë mundet me kercënue vetë egzistencën e BE’s.

Në shej të anmiqësisë në rritje presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker e paralajmëroi Britaninë që të mos presë nji “divorc miqësor”, tue shtue: “Nuk ishte gjithsesi nji histori e fortë dashnie”.

 

lideret-berlin