Takim urgjent n’OKB mbas raketës nga Kim Jong-un

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkueme pritet me zhvillue sot nji takim urgjent mbas l’shimit të fundit raketor të Koresë së Veriut.

”Takimi me dyer të mbylluna i orës 15:00 (20:00 GMT) asht thirrë me kërkesë të Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Japonisë”, tha misioni i Kombeve të Bashkueme për Etiopinë, i cili këtë muej mban Presidencën e këshillit.

Gjatë takimit, nji ndër pikat kryesore për m’u diskutue asht ”Mospërhapja e armëve bërthamore/DPRK”.

DPRK përfaqëson Republikën Popullore Demokratike të Koresë së Veriut.

 

Shperndaje në: