Takimi i Nikolici’t me Shefen e Misionit të EULEX’it ‘nuk ka shkue qysh duhet’

nikolic

Zyra për informim e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic informoi se sot, pamvarësisht nga përpjekja për me arritë marrëveshje me përfaqësuesit e Misionit të EULEX’it në Kosovë, nji gja e tillë nuk ka ndodh.

Prandaj, asht thanë nga mediat serbe se shërbimi për shtyp i EULEX’it nuk ka qenë në gjendje me dhanë detaje të tjera rreth takimit të sotëm mes Nikolicit dhe Shefes së Misionit të EULEX’it Alexandra Papadopulo.

Simbas deklaratës, Nikolici dhe shefja e EULEX’it kanë bisedue ma shumë se nji orë, por stafi i Misionit në “mënyrë jashtëzakonisht të paftyrë dhe të papërshtatshme nuk ka lejue që deklarata e shefit të tyne me u ba publike.”

“Kabineti i Presidentit të Serbisë nuk i ka mshef aktivitetet e Presidentit dhe pikëpamjet e tij politike nga mediat dhe qytetarët e Serbisë dhe ka me vazhdue me punue”, thotë deklarata për shtyp e presidentit, i cili shton se, si rezultat, publiku mundetmeu informue vetëm për atë çfarë tha presidenti Nikolic në takimin e naltpërmendun.

Sa i përket deklaratës së Aleksandra Papadopulos, zyra për media e presidentit të Serbisë rekomandon që mediat me ju drejtue EULEX’it në Kosovë.

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se ka theksue randësinë e Misionit të EULEX’it dhe kontributin e tyne në ruejtjen e sundimit të ligjit në Kosovë.

“Politika e mosnjohjes së shpalljes në mënyrë të njianshme të pamvarësisë së Kosovës ka ngadalësue rrugën e integrimit europian të Serbisë. Megjithatë, na kemi me vazhdue dialogun me shqiptarët”, theksoi ai.

Simbas tij, asht ngritë çashtja e nji gjykimi të drejtë dhe transferimin e atyne që janë dënue padrejtësisht në burgje ku nuk ka garanci se serbët kanë nji trajtim të civilizuem.