Takimi i organizuem nga Soros, qe çka u tha për Trump?

soros-trump

Takimi i pjesëtarëve të Aleancës Demokratike në krye me miliarderin George Soros ka përfundue mbramë në Washington, kurse mesazhi kryesor që doli nga aty ishte: Të ndalet Donald Trump.

Demokratët amerikanë kanë folë për strategjinë e “qëndrimet agresiv” ndaj administratës së ardhshme të Donald Trumpit në Washington, marrë parasysh se presidenti i ri i SHBA’ve ka me i futë shumë ide të tij të papranueshme në Shtëpinë e Bardhë, shkruen “Washington Post”.

George Soros, njani nga themeluesit e Aleancës Demokratike, ju ka thanë kolegëve të tij në takim treditor se Donald Trumpi paraqet rrezik.

“Ai asht diktator potencial”, ka thanë Soros.

Qëllimi asht që me ndikue edhe te republikanët dhe ata m’i kthye kundër Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij. I parë në nishan asht Steven Bannon, drejtori i deritashëm i portalit kontrovers “Bartbart neps”, të cilit Trumpi e ka zgjedhë si strategun kryesor në ekipin e tij në Shtëpinë e Bardhë.