Takimi i sotëm i PAN, mësohet edhe për çka tjetër u bisedue

Gjatë takimit ndërmjet liderëve të koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj me Ukë Rugovën në njanin prej lokaleve të Prishtinës, përpos bisedimeve për formimin sa ma të të shpejt i institucioneve asht bisedue edhe për ndamjen e ministrive.

Mbas takimit, kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, tha se “shumë shpejt kemi me pase formimin e institucioneve, kemi me pase kuvendin, dhe në të njajtën kohë dhe Qeverinë”.

Kurse, njani prej pjesëmarrësve në takim, Dardan Gashi, tha se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK’s.

“Po, asht diskutu për krijimin e qeverisë dhe ndamjen e ministrive”, ka thanë ai për Indeksonline.