Takimi ma i randësishëm SHBA-Rusi për Sirinë

SHBA’të dhe Rusia zhvilluen sot në New York nji takim me randësi jetike për Sirinë në përpjekje për të ruejt të pacënueme çashtjet që u trajtuen gjatë procesit diplomatik në lidhje me konfliktin.

Grupi ndërkombëtar në mbështetje të Sirisë (GISS) që përfshin pjesëmarrjen e 23 shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ka me pasë në fokus armëpushimin e nënshkruem më 9 Shtator nga ana e Washigtonit dhe Moskës.

Çashtja e armëpushimit disi e pasigurt prej disa ditësh u vnu në pikëpyetje të Hanën mbasi ushtria siriane deklaroi përfundimin e pezullimit të armiqësive dhe rinisjen e bombardimeve nga ana e saj.

Takimi i mbajtun në nji hotel njujorkez në vijim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s vjen nji ditë mbas bombardimit të nji autokolone humanitare në Aleppo, ku u shënuen 20 të vdekun simbas Kryqit të Kuq.