Takimi me Haradinajn – Kjo asht deklarata e Edi Ramës

Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, në nji konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj, tha se kjo vizitë asht nder për shtetin e Shqipnisë.

Ai theksoi se viti i ardhshëm ka me qenë i randësishëm, të cilin kanë me dashtë krejt, viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Rama foli edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive në muejin Nandor, që ka me zgjat dy ditë, me 28 dhe 29 Nandor, për nder të Ditës së Flamurit.

“Këtë vit kemi me përtri lidhjet tona dhe kemi me i çue në nji nivel të ri. Për ditë, muej e vjet ma të bashkuem në funksion të nji të ardhme më të mirë për gjithë shqiptarët. Falë përpjekjes së dy presidentëve ku përfshihen autoritete të nalta të Shqipnisë e Kosovës, në shej për heroin tonë, ky vit ka me na shërbye si pakt i bashkuem për bashkimin e botës shqiptare”, potencoi Rama.

Shperndaje në: