“Takimi për Demarkacionin mundet me pasë epilog pozitiv”

Kryeministri Isa Mustafa, menjiherë as kthimit nga New York ka paralajmërue se ka me thirrë nji takim për liderët e partive politike për të diskutue për çashtjen e Demarkacionit. Kësaj ftese në mënyrë jo-përfundimtare i janë përgjigjë edhe liderët opozitarë tue theksue se kjo tryezë nuk ndryshon qëndrimin e tyne karshi Demarkacionit, por të diskutohet padyshim se asht pozitive edhe për politikën e mbrendshme të vendit.

Në nji intervistë për Indeksonline, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka theksue se PDK gjithmonë ka konsiderue se dialogu asht alternativë e vetme në gjithë këtë situatë, e cila asht cilësue si kauzë për interesa politike. Simbas Pajazitit, çdo reflektim pozitiv në skenën politike determinon edhe stabilitet politik në vend.

Partia Demokratike e Kosovës dhe unë si Kryetar i Grupit Parlamentar, gjithmonë dhe para së gjithash dialogun e kemi konsiderue si alternativën e vetme në krejt këtë situatë, e cila me të drejtë nga shumica vendore dhe ndërkombëtare asht cilësue si kauzë për interesa politike. Na e mbështesim çfarëdo zgjidhje që mund të arrihet përmes dialogut politik dhe asht në interes të vendit dhe të ardhmes së tij.

Nëse qëllimi asht për të arritë marrëveshje për të kalue situatën jo të lehtë politike, atëherë edhe mund të ketë nji epilog pozitiv, por nuk mund të ketë zgjidhje me qëndrime diametralisht të kundërta për problematikën e krijueme.