Takimi Thaçi-Apostolova: BE, e angazhueme njisoj për Prishtinën e Beogradin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritë sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE’s, Nataliya Apostolova, të cilës i ka urue punë të mbarë në detyrën e re.

Thaçi ka theksue se Kosova në vitet e kalueme ka ba përparime të prekshme në jetësimin e aspiratave të qytetarëve të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Me mbështetjen tuej kemi me i tejklaue edhe sfidat e mbetuna”, ka shtue Thaçi.

Nga ana tjetër, shefja e re e zyrës së BE’s në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka rikonfirmue mbështetjen e BE’s për perspektivën europiane të Kosovës.

“Pres me padurim të punojë me juve në avancimin e agjendës së BE’s për Kosovën, në çashtjet si zbatimi i MSA’s, liberalizimi, të drejtat e njeriut dhe vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhanieve mes Beogradit e Prishtinës, ku BE’ja asht e angazhueme në mënyrë të barabartë me të dyja palët”, u shpreh Apostolova.