Takimi Trump-Putin jep rezultate për luftën në Siri

SHBA dhe Rusia kanë ra dakord për nji armëpushim në Sirinë jugperëndimore, i cili ka me hy në fuqi më 9 Korrik në mesditë në Damask, njoftoi sot Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Deklaratën, Lavrov e bani mbas takimit mes dy liderëve botnorë, Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, në Hamburg, ku po mbahet samiti i G-20.