Takohen Hashim Thaçi dhe Tomislav Nikolic në Berdo-Brioni, mediat serbe fshehin pjesëmarrjen e Thaçit

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, paralajmëroi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Presidentëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, i njoftun si Procesi “Bërdo-Brioni”, i cili këtë vit mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Por, ndryshe nga viti i kaluem, ku përball kishte Presidenten Atifete Jahjaga, kësaj radhe,Nikolic duhet me u ule në nji tavolinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Shteti serb tashma asht përkujdes me fshef lajmin e pjesëmarrjes së Thaçit në këtë samit.

Agjencia e lajmeve “Tanjug” por edhe ajo “B92”, kanë raportue për pjesëmarrjen e Nikolic’it dhe Presidentëve të rajonit, por në këta artikuj askund nuk përmendet pjesëmarrja e Thaçit.