Takohen LDK e VV

Vazhdojnë bisedimet mes LDK’s dhe VV’s.

Po vazhdojnë takimet në mes të zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto dy subjekte deri tash kanë zhvillue disa takime, me qëllim të përafrimit të qëndrimeve për nji koalicion të mundshëm qeverisës.

Gazeta Express merr vesh se asht zhvillue edhe nji takim në mes të zyrtarëve të partive të Isa Mustafës dhe Visar Ymerit.

Temë qendrore e bisedimeve ishin format e mundshme të bashkëpunimit.