Opozita shtyn protestën për nji datë tjetër!

Liderët e opozitës kanë shty protestën e thirrun për nesër, në nji datë të pacaktueme.

Këtë e ka ba të ditun kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj në nji konferencë bashkë me Visar Ymerin e VV’s dhe Fatmir Limajn e NISMA’s.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thanë se do të vazhdojnë me protesta, si ka thanë ai deri ta çojnë në

Ai ka thanë se për veprimet e tjera do të tregojnë me kohë.

Të pyetun nëse ka mospajtime mes opozitës, asnjani nga liderët nuk ka dhanë përgjigje.

 

—————————–

Lideret opozitar kane anulue protesten e cila asht parapa te mbahet neser.

Lajmi asht ba mbas takimit te liderave opozitar te mbajtun para pak çasteve.

Liderat si arsye te anulimit kane thane se jane temat e ndjeshme qe po zhvillohen ne vend.

 

——————————

Visar Ymeri, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj janë tue e zhvillu nji takim ku do të vendoset nëse do të mbahet protesta e nesërme që ishte thirr tash e disa javë ma parë.

Mbas takimit, tre liderët e VV, AAK dhe NISMA’s do të dalin në konferencë për media për të tregu veprimet opozitare.

Nderkohë tashma asht konfirmue se kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, sot n’orën 14.30 do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, përpara shkallëve të Teatrit Kombetar.