Takohen Merkel, Hollande dhe Renzi për me ruejt unitetin europian

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë kanë me u takue  të Hanën për me diskutue mënyrat se si të mbajnë të bashkuem projektin europian.

 

Do të jetë ky takimi i dytë i liderabe të tri ekonomive ma të mëdha të Eurozonës, prejse Britania e Madhe ka vendos me u  largue nga BE në referendumin e 23 Qershorit.

 

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, ka me mirëpritë në nji ishull në brigjet e Napolit kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande.

 

Zyrtarët në Bruksel dhe Berlin drualejnë se largimi i Britanisë nga blloku mund të nxisë referendum në Holandë – njanin nga anëtarët themelues të BE’së – për dalje ose mbetje në këtë bllok.

 

“E Hana synon me tregue unitetin e tre vendeve ma të mëdha në Europë, por jo të krijojë nji klub të veçantë”, tha njëi burim francez, citon Reuters.