Takohen Mustafa e Veliaj: Synohet thellimi i bashkëpunimit me Shqipninë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Komunës së Tiranës, Erion Veliaj.

Mustafa dhe Veliaj kanë bisedue për progresin që po arrihet në të dyja shtetet, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësime e jetës së qytetarëve të të dyjave vendeve.

“Kryeministri e njoftoi për zhvillimet në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, avancim të infrastrukturës dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet.

Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit, në të gjitha nivelet, me shtetin shqiptar”, thuhet në njoftimin për media.

Kryetari i Komunës së Tiranës, Erion Veliaj, tue e falënderue kryeministrin Mustafa për pritjen, e njoftoi për angazhimet dhe rezultatet kryesore të punës së tij në këtë fazë, në krye të Komunës së Tiranës.

Kryetari Veliaj, po ashtu, theksoi përkushtimin e gjithanshëm të Shqipnisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.