Takohen Pacolli e Kurti, kjo asht arsyeja!

I nominuemi për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli kanë zhvillue nji takim të përbashkët n’orët e mëngjesit të së Martës.

Lajmi.net mëson nga burime mbrenda dy partive se takimi asht zhvillue në hotelin e Pacollit.

Kurti dhe Pacolli siç asht raportue në media janë takue edhe të Hanën.
Këto takime vijnë mbas përfundimit të zgjedhjeve të 11 Qershorit, ku deri tash asnjana nga partitë e mëdha shqiptare nuk e ka shumicën për me formue Qeverinë.

Lëvizja Vetëvendosje simbas rezultateve preliminare ka dalë partia e dytë në vend me 27.12 përqind të votave, mbas koalicionit PAN që ka 33.98 përqind.

AKR e Behgjet Pacollit asht në koalicion parazgjedhor me LDK’n.