Takohen Pacolli-Mogherini, flasin për vizat

Zavendëskryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka thanë numrit nji të diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, se liberalizimi i vizave asht hapi vendimtar, që duhet krye tash, mbasi simbas tij, ndikon fuqishëm në perspektivën e të rijve kosovarë, që janë të edukuem mirë, me mendje të hapun dhe për nji Kosovë me frymë të re europiane.

Nga ana e saj, Përfaqësuesja e Naltë e BE’s, Mogherini, ka nda të njajtin vlerësim për rininë dhe shoqninë kosovare, tue theksue se viti i dytë i mandatit të këtij Komisioni ka me qenë vendimtar për integrimin europian të rajonit, të Kosovës dhe pse jo për çashtjen e liberalizimit të vizave në veçanti.

Në vazhdim të takimit asht diskutue edhe për fazën e re të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhanieve në mes Kosovës dhe Serbisë.