Takohen të fortit e Europës: Merkel, Hollande e Renzi folin për projektin europian

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë kanë me u takue sot për me i diskutue mënyrat se qysh me mbajtë të bashkuem projektin europian.

Ka me qenë ky takimi i dytë i liderëve të tri ekonomive ma të mëdha të Eurozonës, prej se Britania e Madhe ka vendosë të largohet nga BE’ja në referendumin e 23 Qershorit.

Matteo Renzi, ka me i mirëpritë në nji ishull në brigjet e Napolit kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande.

Zyrtarët në Bruksel dhe Berlin tuten se largimi i Britanisë nga blloku mund të nxisë referendum në Holandë – njanin nga anëtarët themelues të BE’s – për dalje ose mbetje në këtë bllok.