Takohen Veseli e Mustafa, qe çka biseduen!

mustafa-veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi takim me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa pergëzoi kryetarin Veseli për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tue i urue suksese në përgjegjësitë e reja politike.

“Në takim u bisedue për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

U bisedue po ashtu për funksionimin sa ma të mirë të koalicionit qeverisës si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit.