T’akuzuemit nga gjykatat, jashtë garës zgjedhore për kryetar komune

Derisa zgjedhjet lokale në vend po afrohen, partitë politike janë në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët kanë me i nominue për kryetarë të komunave.

Edhe pse, nji numër i madh i kryetarëve aktualë janë të akuzuem si dhe të dënuem, kjo nuk i ka pengue ata që me udhëheqë me komunat prej nga vijnë. Mirëpo, krejt ata kryetarë, të cilët janë me precedentë penalë pritet mos me u kandidue nga partitë e tyne për nji mandat tjetër.

Kështu së paku janë deklarue disa nga partitë kryesore në vend, kandidatët e të cilëve kanë probleme me ligjin, shkruen gazeta “Zëri”.