Tanja Fajon: Muslimanët nuk janë terroristë

Parlamenti Europian dhe institucionet europiane në Bruksel janë mbyll, tha në nji intervistë për Anadolu Agency, Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Europian e cila aktualisht ndodhet në Bruksel.

“Momentalisht jam në Parlamentin Evropian. Institucioni është mbyllur. Pjesën më të madhe të informatave e kemi nga mediat, por dhe departamenti ynë i sigurisë dërgon disa rekomandime si teë veprojmë. Nuk ka transport publik, dëgjohen sirenat. Këtë mëngjes kishte panik dhe kaos në Bruksel. Tani jemi duke i mbledhur informatat në lidhje me çfarë tjetër po ndodh. Pak a shum, të gjitha takimet sot dhe nesër janë anuluar në institucionet evropiane. Informatat e tilla i marrim përmes e-mailit. Jemi duke pritur. Jemi të tronditur. Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, por unë mendoj se pak a shumë të gjithë kanë pritur diçka e ngjashme mund të ndodhë në Bruksel, siç ndodhi në Paris vitin e kaluar”, tha Fajon.

 

Ajo theksoi se të gjitha institucionet europiane janë angazhu në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit.

 
“Sigurisht, unë denojë të gjitha sulmet. Kjo asht diçka e papranueshme. Diçka që nuk duhet të ndodhë. Njerëzit kanë humbur jetët, shumë prej tyre janë plagosur. Natyrisht, kjo nga ana tjetër na bashkon. Ajo që është e rëndësishme, që çdo herë e theksojë, ekstremistët unë nuk mund të fitojnë. Ata nuk kanë vend në bashkësinë evropiane dhe në skenën globale. Gjithashtu, myslimanët nuk janë terroristë dhe unë dua të theksoj këtë në po këtë situatë”, ka shtue Fajon.