Tenku rus i ‘tute’ britanikët! ‘Economist’: Moska po e trazon Ballkanin! (foto)

A ka qellim Rusia me trazue Ballkanin?

Revista e njoftun “The Economist”, me gjase e ka këtë mendim.

Simbas tyne, Rusia po luen fuqishëm në Ballkanin Perëndimor.

Së fundmi asht raportue se disa shtetas rusë kishin planifikue vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Djukanovic, tue provokue kështu nji grusht-shteti.

Rusia e kundërshton ashpër zgjanimin e NATO’s në këtë rajon.

“Ndërkohë në Serbi, kryeministri Aleksandër Vuçiç përkrah idenë e anëtarësimit në BE, por po përballet me presionin rus për me bashkëpunue me unionin e saj Euro-Aziatik. Simbas Daniel Sunter, nji analist i sigurisë në Beograd, në Serbi po luftohet nji ‘betejë idesh’.

Mjeti ma i fortë i Rusisë janë mediat e saj në gjuhën serbe, të cilat paraqesin nji univers paralel nga ajo që shihet prej rivalëve perëndimorë.

Asht nji luftë që duket se do përshkallëzohet”, shkruen “The Economist”.

Por nuk janë vetëm ballkanasit të shqetësuem.

Mediat perëndimore prej kohësh i fryjnë ‘erës’ së luftës.

Së fundmi, Daily Mail shkruen se britanikët janë të shqetësuem nga tenku i ri rus.

Inteligjenca ushtarake britanike thotë se tenku rus asht superior ndaj çdo rivali të kësaj fushe në NATO.

Tenku rus Armata asht ma i shpejtë, ma i lehtë dhe ma i ulët se rivalët perendimorë.

Ai asht i projektuem për me mbrojt ekuipazhin në çdo beteje.

Tenku Armata, që u prezentue për herë të parë në Maj të këtij viti, ka aftësinë që vetëmbushet me municion, përfshi këtu eksploziv të fuqishëm.

Tenku qellon edhe raketa anti-tenk.

 

2-tankuu

 

3-tanku

 

4-tankuu

 

5-tanku

 

6-tanku