Tash, a i ka Qeveria votat për Demarkacionin!

Mungesa e votave të Listës “Srpska” ja ka shue shpresat Qeverisë së Kosovës për me procedue miratimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Për me kalue vendimin për demarkacionin, domosdo duhen edhe votat e pakicës serbe.

Deputetët e Listës “Srpska” i kanë krijue telashe të reja Qeverisë së Kosovës lidhun me procedimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Prej tash, Qeveria e Kosovës nuk mundet me llogaritë në votat e deputetëve serbë, me qene se ata, sot, vendosën me i ngri pozitat e tyne në Parlament e Qeveri.

Rrjedhimisht, Qeveria në këtë situatë s’i ka 81 votat për me çue përpara këtë version të shenimit të vijës kufitare me malazezët.

Serbët edhe në seancën e fundit kur ishte parapa me u votue demarkacioni e kishin deshtue këtë proces me mospjesmarrjen e tyne në seancë.

Kryeministri Isa Mustafa kishte thanë se nji grup parlamentar kishte kushtëzue votën pro demarkacionit dhe se kjo ishte arsyeja pse e kishte tërheq këtë pikë të rendit të ditës nga seanca.

Serbet kanë vendos sot të largohen nga Qeveria dhe Kuvendi si shej pakënaqësie me vendimin e Parlamentit lidhun me Ligjin për “Trepçën”.

Kanë paralajmërue edhe veprime tjera për me i kundërshtue veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Kanë thanë se Shteti i Kosovës asht shndërrue në sistem totalitar.